Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot zgjedhjet në Trebinjë, përballja e parë e PS me PD dhe LSI
English

Sot zgjedhjet në Trebinjë, përballja e parë e PS me PD dhe LSI

Korçë, 24 tetor, NOA – Koalicioni i Partisë Demokratike me LSI-në do të përballet për herë të parë në një garë elektorale me koalicionin e partive të opozitës. Sot zhvillohen zgjedhjet për kryetar komune në Trebinjë të qarkut të Korçës.

Koalicioni PD dhe LSI kandidon me Feim Jashallarin. Ndërsa Partia Socialiste dhe aleatët e saj garojnë me kandidatin Behar Kastriotin. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 2 500 votues. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se votimi ka nisur pa probleme në orën 8 të mëngjesit. Ndërkohë që pjesëmarrja ka qenë e ulët.

Pritet që gjatë mesditës të jetë dhe fluksi më i madh i votuesve.

Zgjedhjet për kreun e komunës së Trebinjës zhvillohen pas arrestimit të kreut të mëparshëm të saj Gjergji Buzo.

Ai u akuzua për shpërdorim të detyrës dhe përfitim të shumave të mëdha në para.

a.k/NOA

KOMENTE