Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A do të ketë sfidues Thaçi?
English

A do të ketë sfidues Thaçi?

Për Kosovën dhe zhvillimin e demokracisë do të ishte më mirë që të zgjidhet një Kryeministër tjetër dhe jo Hashim Thaçi, por nuk jam i sigurt se kjo mund të ndodhë në rrethanat që i kemi, përderisa opozita ende nuk ka nxjerr një figurë serioze që do ta sfidonte atë. Duke e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme për hir të postit të vet, Sejdiu mbase ia bën shërbimin e fundit Hashim Thaçit

Nga Shkëlzen Maliqi

Rizgjedhja e Hashim Thaçit për Kryetar të PDK’së në kushtet emergjente sigurisht se nuk është shembulli më i mirë i kongreseve partiake, ku partia me themel shqyrton performansën e vet, problemet e brendshme dhe zhvillimin e mëtutjeshëm. Por, PDK sërish i ra shkurt dhe me aklamacion, vetëm sa për ta përmbushur një obligim ligjor për të certifikuar pjesëmarrjen në zgjedhje. Rizgjedhja e Hashim Thaçit edhe në një Kuvend të rregullt sigurisht se nuk do të vihej në dyshim. Për dallim nga LDK, e cila ende nuk e ka zgjidhur problemin e trashëgimisë së liderit historik, të ndjerit Ibrahim Rugova, PDK nuk ka lider alternativ e as figurë që e ka bërë publike aspiratën për t’u bërë konkurrent i Hashim Thaçit në drejtimin e partisë. Madje, nuk ka as ndonjë kandidat tjetër për Kryeministër. Kjo nuk do të thotë se në PDK nuk ka pasur dhe nuk ka edhe vlime dhe pakënaqësi të brendshme, probleme me degët, e edhe “ikje” që ndoshta do të ndikojnë në uljen e përkrahjes në zgjedhje. Por, kuvendi që zgjati vetëm tre orë dhe që me aklamacion i dha mandat të ri Thaçit dhe strukturave udhëheqëse të deritanishme, njëfarë dore siguroi heshtjen e këtyre problemeve deri në një moment tjetër që nuk do të jetë kaq optimist si ky, kur PDK dhe Thaçi presin të marrin edhe një mandat për qeverisje. Por, mund të shtrohet pyetja se a ka qenë kjo zgjedhje e natyrshme dhe detyruese e PDK-së, edhe zgjedhje dhe ofertë më e mirë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë? Ose, thënë ndryshe, nëse PDK nuk ka alternativë tjetër për Kryeministër, a ka Kosova ndonjë alternativë tjetër që do ta ndalte triumfin e PDK’së dhe të Thaçit? Unë personalisht mendoj se për Kosovën dhe zhvillimin e demokracisë do të ishte më mirë që të zgjidhet një Kryeministër tjetër dhe jo Hashim Thaçi, por nuk jam i sigurt se kjo mund të ndodhë në rrethanat që i kemi, dhe konkurrencën jo edhe aq të artikuluar të opozitës, ku tani është rreshtuar edhe LDK, pasi që demonstrativisht doli nga Qeveria. Disa strategë më largpamës të LDK’së, por që ende nuk dihet nëse zëri i tyre do të dëgjohet, bëjnë llogari me elektoratin e humbur të LDK’së nga koha kur Ibrahim Rugova ishte ende gjallë, dhe propozojnë platforma unifikuese dhe kërkojnë edhe liderin që do ta mundësonte këtë ri-unifikim të LDK’së. Por, është vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë me këtë projekt, i cili përndryshe nuk është bërë publik, dhe në fakt, nuk është as definitivisht i përcaktuar për modelin dhe liderin që do ta realizojë planin. LDK shpalli shkurorëzimin nga Qeveria mu në fillimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme, dhe kjo nguti, e kritikuar edhe nga protagonistët më të flaktë të shkurorëzimit, tani shihet si një përpjekje që edhe LDK të ketë një Kuvend zgjedhor me aklamacion, i cili do të pamundësonte konkurrencën dhe verifikonte lidershipin e luhatur të Fatmir Sejdiut. Ndërkaq, strategët e ringjalljes së LDK’së, Sejdiun nuk e shohin si figurë të unitetit, por më parë të përçarjes. Një element kryesor në këtë vlerësim lidhet me planet që LDD e Akademik Dacit, që po dështon, të rikthehet në LDK, ose të bëhet koalicioni parazgjedhor me këtë parti, ndërkaq që Sejdiu shihet si pengesë për këtë opsion. Daci edhe e ka thënë publikisht se nuk vjen në konsiderim bashkëpunimi përderisa në krye të LDK’së është Sejdiu. Sfida tjetër për ribashkimin e LDK’së është Bujar Bukoshi, i cili ka shpallur kandidaturën për Kryetar të partisë, por kërkon me ngulm që gara të jetë e barabartë dhe fer, dhe jo e dirigjuar nga oborrtarët e Sejdiut. Bukoshi vetë nuk pretendon se është një figurë që mund të përbashkojë LDK’në, por në plan të parë e vë të birin e liderit historik të LDK’së, Ukë Rugovën, që sapo ka aderuar në LDK, i cili në planet e Bukoshit do të duhej të ishte bartës i listës së LDK’së në zgjedhje. Po kështu, pasi që Ukë Rugova shihet si lider i së ardhmes, kurse sot më shumë si një figurë simbolike unifikuese që nuk kandidon për poste (edhe vetë është deklaruar për këtë), Bukoshi llogarit edhe në një lider tjetër me potenciale unifikuese, e që është miku i tij Isa Mustafa, për të cilin besohet se do të mund të ishte konkurrent i denjë për postin e Kryeministrit, si sfidues me gjasa më reale kundër “fitores së sigurt” të Hashim Thaçit. Pra, Ukë Rugova, i cili është rreshtuar hapur me Bukoshin, si dhe Isa Mustafa, i cili ende tregohet i rezervuar, do të mund të krijonin një ambient të ri në LDK dhe të provonin unifikimin e elektoratit të dikurshëm të LDK’së. Por, për këto plane, që nuk janë më sekret, sikur mungon vullneti i drejtuesve aktualë të LDK’së, sidomos të Kryetarit Sejdiu, i cili si duket nuk po i bindet argumenteve të faktorëve që konsiderohen të “jashtëm” dhe në fakt nuk e kanë kontrollin e LDK’së, si një organizëm i madh që është. Anëtarësimi i vonshëm i Ukë Rugovës, si dhe riantarësimi i Bujar Bukoshit (por që përndryshe ka qenë njëri nga themeluesit e LDK’së në vitin 1989, si dhe Kryeministër në ekzil i viteve ’90), e detyron ekipin e Bukoshit që t’i kërcënojë hapur strukturat udhëheqëse partiake me një rebelim, që nënkupton organizimin e fraksionit brenda LDK’së, ose edhe të koalicionit Ibrahim Rugova, i cili do ta sfidonte Sejdiun dhe oborrin e tij. Madje, Bukoshi nuk përjashton as mundësinë e krijimit të një partie të re, gjë që do të kishte për pasojë edhe një tronditje të madhe në elektoratin e synuar. Kjo paqartësi në LDK e bën të pamundur parashikimin e suksesit të projektit për sfidimin e PDK’së dhe të ambicies së Hashim Thaçit që të mbetet në postin e Kryeministrit. Kjo paqartësi, për më shumë, ndikon edhe në disponimin e elektoratit të LDK’së, i cili është ngopur me konfliktet e liderëve. Në këto rrethana edhe sqarimi i datës së zgjedhjeve është me rëndësi kyçe. Duke e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme për hir të postit të vet, Sejdiu mbase ia bën shërbimin e fundit Hashim Thaçit.

KOMENTE