Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Pas heqjes së vizave, asnjë kusht financiar për të lëvizur lirisht në BE
English

Basha: Pas heqjes së vizave, asnjë kusht financiar për të lëvizur lirisht në BE

Tiranë, 25 Tetor, NOA – Nuk ekziston asnjë kusht financiar për të lëvizur lirisht në hapësirën Shengen, por çdo person që udhëton në rast se i kërkohet nga autoritetet policore duhet të bashkëpunojë në mirëbesim të plotë dhe të sqarojë motivet e lëvizjes dhe mënyrën sesi do të përballojë qëndrimin e parashikuar në vendet e zonës Shengen.

Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, sot gjatë një takimi me nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme “Aleks Buda” në Laprakë, të cilëve u kërkoi bashkëpunimin në fushatën për informimin sa më të mirë të shoqërisë shqiptare mbi lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen.

Me këtë frazë, ai ka sqaruar faktin se garancia bankare nuk ka për të qenë një domosdoshmëri për të githë ata që do të lëvizin në zonën Shengen pasi të liberalizohet plotësisht regjimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Në një kohë kur të gjithë qytetarët janë të shqetësuar se ky mos jetë një kusht i rëndësishëm për lëvizjen e lirë, ministri Basha duket se e ka sqaruar këtë pikë, duke thënë se paratë nuk do të jenë kusht.

Nga ana tjetër, ai i ka ftuar nxënësit që të bëhen pjesë e kësaj fushate në mënyrë “që ne të mbetemi në pararojë të shoqërive të informuara përsa u përket të drejtave dhe detyrimeve të lëvizjes së lirë”.

Më tej, në përgjigje të interesimit të të rinjve, ministri Basha dha sqarime mbi rëndësinë e respektimit të kushteve të lëvizjes së lirë për të shmangur penalitetet e parashikuara në rast të shkeljeve të tyre.

Ai sqaroi se pas fillimit të lëvizjes së lirë, marrja e një vize studimi apo qëndrimi do të jetë shumë më e lehtë se më parë, e njëherësh kërkoi trajtimin me përgjegjshmëri nga ana e të rinjve të të drejtave të lëvizjes së lirë.

n.e/NOA

KOMENTE