Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Denoncoi se i vranë gruan, shqiptari rrëfehet: E thera unë se u grindëm
English

Denoncoi se i vranë gruan, shqiptari rrëfehet: E thera unë se u grindëm

Halkidhiki, Greqi, 26 Tetor 2010 NOA – Gruaja e re që mbeti e vdekur nga goditja me thikë, është ekzekutuar nga i shoqi i saj i cili vetë ai denoncoi në polici krimin që sipas tij e zbuloi kur gjeti gruan të plagosur dhe kërkoi ndihmë mjekësore.

Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime zyrtare policore në Halkidhiki të pohojnë se gruaja 34 vjeçare G.H., emigrante shqiptare me qëndrim të rregullt Greqi, është vrarë me thikë nga i shoqi i saj 33 vjeçar brenda në banesën e tyre.

Viktima dha frymën e fundit të shtunën, pak orë më vonë në qendrën shëndetësore Kasandrias ku u dërgua në gjendje kritike për jetën.

Ishte vetë i shoqi 33-vjeçar i gruas i cili telefonoi në qendrën shëndetësore dhe kërkoi ndihmë për të transportuar në urgjencë gruan e tij.

Në pak minuta, në banesën e çiftit, në lokalitetin Pevkohori të Halkidhikisë, mbërriti autoambulanca e cila transportoi të plagosurën.

Por vetëm pak orë më vonë, 34-vjeçarja humbi jetën në spital, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve që po përgatiteshin ta dërgonin në spitalin e Selanikut për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Bashkëshorti deklaroi për policinë se e kishte gjetur të plagosur, qëlluar me thikë në kraharor gruan e tij dhe menjëherë kërkoi ndihmën e spitalit.

Policia e ndaloi bashkëshortin e viktimës për të sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, për të cilën ai tha se nuk ka gisht.

Por mbrëmjen e së hënës, bashkëshorti ka pranuar se ishte ai që i mori jetën të shoqes.

“Ne u grindëm të dy, unë u nxeha dhe e qëllova tre herë me thikë dhe e vrava”, ka qenë dëshmia e bashkëshortit, tashmë nën arrest.

I arrestuari përballet me akuzat e vrasjes, armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armëve të ftohta si dhe me kallëzim të rremë.

n.s/NOA

KOMENTE