English

Kandidati i PD-LSI fiton zgjedhjet në Trebinjë

Pogradec, 25 tetor, NOA - Kandidati i i përbashkët i koalicionit PD-LSI, Fehim Jashallari, ka mundur të fitojë zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme në komunën Trebinjë të Pogradecit për kryetar komune.

Kështu konfirmojnë të dhënat paraprake rreth këtij procesi zgjedhor, duke bërë me dije se ai ka marrë 76 vota më tepër kundrejt rivalit të tij të Partisë Socialiste, Behar Kastrioti, i cili garoi për të njëjtin post.

Këto zgjedhje u zhvilluan pas arrestimit disa muaj më parë të kryetarit të saj i ardhur nga radhët e Partisë Socialiste, Gjergji Buzo, i akuzuar për shpërdorimin e detyrës dhe korrupsion pasiv me përfitime të mëdha parash.

Në votim kishin për të marrë pjesë 2,500 votues dhe mësohet se kanë marrë pjesë rreth 51% e tyre.

Procesi i votimit mësohet se është zhvilluar normalisht në nëntë qendrat e votimit të kësaj komune dhe ecuria e tij ka qenë e kënaqshme.

n.e/NOA

KOMENTE