Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kunata e Blair kthehet në islamike
English

Kunata e Blair kthehet në islamike

Londër, 25 tetor, NOA - Kunata e Tony Blair është kthyer në besimtare islamike dhe kjo pas një eksperience që kaloi në Iran.

Gazetarja Lauren Booth, 43-vjeçe, tashmë mban të veshur ferexhe sa herë që del nga shtëpia dhe falet pesë herë në ditë.

Lajmi është bërë i ditur nga britanikja “Mail on Sunday”.

"Ishte një mbrëmje e martë dhe papritur ndjeva një bindje të plotë për të ndërruar besimin tim dhe duhet të them se diçka e tillë më solli shumë pozitivitet”, - tha ajo për “Mail On Sunday”.

Sapo u kthye në Britani ajo vendosi të ndrronte menjëherë besimin fetar. "Tani nuk ha më mish derri dhe lexoj Kuranin çdo ditë. Jam në faqen 60. Mbi të gjitha mund të them se nuk kam pirë një pije prej 45 ditësh”, - shtoi ajo.

Ky ndryshim i Lauren Booth ka pasuar atë të Tony Blair që në fund të vitit 2007 u bë katolik, ashtu si dhe bashkëshortja e tij.

r.b/NOA

KOMENTE