English

Miguel Garcia pëson goditje kardiake në fushën e lojës

Spanjë, 26 Tetor NOA - Një rast tjetër i goditjeve kardiake ka përfshirë një futbollist spanjoll. Miguel Garcia, 31-vjeç, lojtar i ekipit të Salamanca, i cili ra në fushë gjatë minutës së 60 të ndeshjes kundrejt Betis Siviglia, e vlefshme për Ligën Adelante, divizioni i dytë në Spanjë. Mjekët vrapuan menjëherë në terrenin e lojës dhe përdorën ildefibrilatorin për t’i shpëtuar jetën Garcias.

Pasi u transportua në spital lojtari u kthye në gjendje normale dhe tashmë mund të themi se kushtet e tij janë stabilizuar.

r.b/NOA

KOMENTE