Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasardhësit e Zogut dhe Legaliteti publikojnë çfarë shkruante pasaporta mbretërore
English

Pasardhësit e Zogut dhe Legaliteti publikojnë çfarë shkruante pasaporta mbretërore

Tiranë, 25 tetor 2010 NOA – Pasaporta e shtetasve të Republikës së Shqipërisë, duke nisur nga javët e ardhshme do të jetë si e qytetarëve të tjerë evropianë pasi do të hiqet regjimi i vizave.

Këtë fakt, monarkistët që ende pretendojnë fronin mbretëror, shtuar këtu dhe legalistët e bashkëngjitur tyre, e fejuara e Leka Zogut Junior, e kanë lidhur me kthimin në kohë kur Ahmet Zogu drejtonte mbretërinë shqiptare dhe kanë publikuar se çfarë shkruhej në pasaportat e shtetasve të mbretërisë.

“T’a dijsh dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësija dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni, e cila t’ep nderë e të falë emnin Shqiptar.

Rueje mirë karakterin kombtar dhe kryenaltësin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo qi të jesh.

Çdo Shqiptar asht vllau i Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të kit nevojë.

Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate, tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

Ndero flamurin e Atdheut t’and: kush nuk e nderon Shënjin e kombsis, shnderon vehten e vet”, - ishte teksti që shkruhej në këto pasaporta.

Leka Zogu – i biri i Lekës, djali i Ahmet Zogut dhe e fejuara e tij zj. Elja Zaharia, të shoqëruar nga z. Ekrem Spahiu, zv/Ministër i Mbrojtjes, z. Besnik Murati, zv/Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe z. Albert Shopi, Kryetar i PLL dega Elbasan, zhvilluan takime në qytetin e Elbasanit dhe në Komunën Shushicë me qëllim sensibilizimin e opinionin publik rreth liberalizimit të vizave.

Leka junior, duke folur edhe në cilësinë e këshilltarit të Ministrit të Brendshëm tha se, mbledhja e 8-9 nëntorit, ku Ministrat e Brendshëm të BE do të marrin vendimin përfundimtarë për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve në hapësirën “Shengen” është edhe një vlerësim për qeverinë Berisha për punën që ajo ka bërë për të arritjen me sukses të standardeve.

Kurse z. Spahiu tha se qytetarët shqiptarë duhet të jetë e mirinformuar për liberalizimin e vizave, ta vlerësojnë atë por edhe të përfitojnë nga kjo e drejtë që padrejtësisht u është mohuar qysh nga koha e Mbretërisë Shqiptare.

Në lidhje po me këtë çështje, Spahiu theksoi se “pavarësisht se Mbretëria Shqiptare u kishte siguruar shtetasve të vet lëvizjen e lirë, ajo asnjëherë nuk e stimuloi emigrimin, aq sa edhe në pasaportën e asaj kohe shkruhej: “T’a dijsh dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësija dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni, e cila t’ep nderë e të falë emnin Shqiptar”.

e.r/NOA

KOMENTE