Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëllon me armë në ajër në mes të natës, arrestohet
English

Qëllon me armë në ajër në mes të natës, arrestohet

Durrës, 25 tetor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar në flagrancë 18-vjeçarin Marvin Xhafa, banues i këtij qyteti, ndërsa kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë edhe për 18-vjeçarin me inicialet T.P., edhe ku banues në Durrës.

Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të policisë së Durrësit, procedimi penal ndaj këtyre personave filloi për arsye se dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për jetën me pistoletë për motive të dobëta duke qëlluar një herë në ajër, 20-vjeçarin me inicialet Xh.M., banues në qytetin e Durrësit.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit.

Materialet proceduriale në ngarkim të Marvin Xhafës per veprat penale të kanosjes së kryer në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE