Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si të mos ju shfaqet kanceri? 10 ushqimet anti-tumoriale
English

Si të mos ju shfaqet kanceri? 10 ushqimet anti-tumoriale

Romë, 25 tetor, NOA - Sipas Shoqatës Italiane për Kërkimet e Kancerit, në qoftë se gjatë gjithë jetës respektojmë një dietë të caktuar anti-kancer, kjo sëmundje e tmerrshme e shmang shfaqjen e saj për 1 në 3 persona.

Ja 10 këshillat dietike anti-tumoriale:

- Dietë Mesdhetare: Ushqim i bazuar në konsumimin e bukës, makaronave, vajit të ullirit, përdorimit të moderuar të proteinave, veçanërisht mishit të kafshëve dhe shumë perimeve. Dy herë fruta në ditë, e lejojnë trupin që të marrë të gjitha të mirat e ushqimit, pa siguruar kështu një rritje të kalorive që lidhen me përmbajtjen e sheqerit. - Proteinat duhet të merren brenda një jave, 2 herë nga mishi, 1-2 herë nga veza, 2 herë nga djathi dhe 2 herë peshku. Në ushqimet e mbetura, nga bishtajoret (bizele, thjerrëza, fasule). - Së paku 3 vakte në ditë. Mëngjesi është themelor, por duhet të jetë me shumë kalori, duke përfshirë fruta. - Shumica e kalorive që vijnë nga ushqime si niseshteja apo mielli, duhet të jetë për 50-60% të totalit të përditshëm, madje edhe në njerëz mbipeshë. - Shëndoshja duhet të kufizohet nga yndyrnat e ashtuquajtura të ngopura me origjinë shtazore (si dhjamë derri). Djathë duhet të hahet jo më shumë se disa herë në javë, në qoftë se ju pini qumësht rregullisht për të siguruar sasinë e duhur e kalciumit. - Kolesteroli nuk duhet të tejkalojë 200 mg në ditë. Në kundërshtim me atë që e mendon, megjithatë, ju duhet konsumuar pak kolesterol, sepse është një komponent kyç i trupit.

- Vaji i ullirit mund të përdoret shumë dhe sa të duam, sepse kjo është në përputhje me futjen e kalorive të rekomanduara për peshën tuaj dhe lartësinë, por ju duhet gjithsesi të limitoni ushqimet e skuqura (duke përfshirë edhe ato të bëra me vaj ulliri ekstra të virgjër). - Vera, duhet të jetë e duhur në sasi të moderuara (një gotë në vakt). Ajo është e mirë për të shmangur gjendjet e këqija shpirtërore. - Erëzat. Përdorini sa më shumë për të aromizuar ushqimet tuaja dhe t’i mbushni ato me sa më shumë barëra dhe aroma. - Kafja. Ju mund ta pini, por jo më shumë se katër gota në ditë. Ndërsa ata që vuajnë prej tensionit të lartë duhet ta fshijnë atë nga dieta e përditshme.

n.e/NOA

KOMENTE