Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spostohet data e Fundit të Botës, jo më 2012
English

Spostohet data e Fundit të Botës, jo më 2012

Kaliforni, 25 Tetor, NOA – Fundi i botës mund të shtyhet përtej 21 dhjetorit 2012, ndryshe nga sa ishte parashikuar deri tani. Këtë e pohon Gerardo Aldana, një studiues në Universitetin e Kalifornisë, sipas të cilit, arkeologët modernë kanë bërë gabime në konvertimin e datës së përmendur nga fiset e lashta Maya.

Studimi i kryer prej tij, parashikon si datë profetike vërtet 21 dhjetorin për fundin e botës, por jo atë të vitit 2012. Ai shkon më larg, duke thënë se ai mund të mbërrijë pas 50 apo 100 vitesh.

Ai shpjegon konkretisht në një kapitull të librit të tij të ri dyshimet sesi kalendari Maya ka qenë i konvertuar me kalendarin tonë gregorian.

Aldana ka gjetur konkretisht disa dobësi në studimet e Lounsbury, duke thënë se sistemi ynë gregorian, ka gabuar në përllogaritjen e datave sipas fiseve të lashta maya.

"Unë nuk kam asnjë ide kur bota do të përfundojë, kam preferuar që të përqendrohem thjesht në hartimin e kalendarit gregorian, për të shpjeguar pse llogaritja është e gabuar, duke rekomanduar se fundi i botës duhet të shtyhet për rreth 100 vjet”, thotë shkenvëtari Aldana.

n.e/NOA

KOMENTE