Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berat, reshjet përmbytin një banesë, 10 banorë në qiell të hapur
English

Berat, reshjet përmbytin një banesë, 10 banorë në qiell të hapur

Berat, 26 tetor, NOA – Niveli i ulët i banesave pas ndërtimit të rrugës së re në qytet është bërë shkak për përmbytjen e një banese në Berat, pas reshjeve të dendura të shiut, duke lënë në mëshirën e qiellit 10 banorë të shtëpisë.

Kjo situatë erdhi si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në të gjithë vendin një natë më parë duke bërë që një banesë, në lagjen Çlirim të qytetit, ku jetonin tri familje të duke lënë të gjithë personat që strehoheshin aty, pa një strehë.

Banorët e kësaj shtëpie kanë kërkuar ndihmë mbrëmjen e shkuar pasi uji kishte përmbytur gjithçka në shtëpinë e tyre.

Familjarët të alarmuar për situatën e krijuar kërkuan ndihmë, pasi ata janë rrezikuar edhe më parë nga përmbytjet sa herë bien reshje të dendura qysh prej ndërtimit të rrugës së re.

Të dhjetë familjarët e shtëpisë së përmbytur i kanë kërkuar ndihmë bashkisë së Beratit si dhe kanë njoftuar për përmbytjen ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve në qytetin e Beratit, në pritje të zgjidhjes së problemit të tyre, ndërsa reshjet nuk pritet të shterrojnë këtë fundvjeshtë.

mit/NOA
KOMENTE