English

Edhe i vdekur, Jackson mbetet sërish më i pasuri

SHBA, 27 tetor NOA - Michael Jackson vazhdon të jetë një makinë parash, kjo dhe pse ai trashmë është ndarë nga jeta. Sipas Forbes ish-mbreti i popit në vitin e fundit ka arritur të mbledhë një shifër prej 275 milionë dollarësh dhe mund të themi se qëndron në krye të një klasifikimi të personave më të pasur të famshëm që nuk janë më në këtë jetë. Menjëherë pas Michael Jackson, me 60 milionë dollarë renditet Elvis Presley.

Kjo është dhe lista e plotë e kësaj renditjeje:

1.Michael Jackson 2.Elvis Presley 3.J.R.R. Tolkien 4.Charles Schulz 5.John Lennon 6.Stieg Larsson 7.Dr. Seuss (Theodor Geisel) 8.Albert Einstein 9.George Steinbrenner 10.Richard Rodgers 11.Jimi Hendrix 11.Steve McQueen 13.Aaron Spelling

r.b/NOA

KOMENTE