English

Kapet në mesnatë, i kërkuari prej dy muajsh

Kurbin, 26 tetor, NOA – Forcat e policisë së Kurbinit kanë ndaluar në flagrancë 24-vjeçarin Altin Kolaj, lindur dhe banues në fshatin Fushë-Milot.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i këtij personi ka ndodhur për shkak se prokuroria e Krujës dy muaj më parë ka nxjerrë një urdhër ndalimi ndaj tij.

Kjo pasi më datë 16.08.2010, në vendin e quajtur Miliskaj në Thumanë të Krujës, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai dyshohet se ka vjedhur me dhunë automjetin tip Benz 200 D, me targë TR 4969 T, në pronësi të personit me inicialet R.B.

Ky person është shpallur në kërkim nga komisariati i Policisë së Krujës më datë 17.08.2010, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Krujës për ndjekje të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE