Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha: Inspektoriatet të reduktohen, nga 36 ekzistuese të bëhen 12
English

Kryeministri Berisha: Inspektoriatet të reduktohen, nga 36 ekzistuese të bëhen 12

Tiranë, 26 tetor, NOA – “Është e domosdoshme që inspektoriatet të pësojnë një reformë të thellë, në mënyrë që t’u përgjigjen në mënyrë efiçente detyrimeve të tyre, me profesionalizëm dhe jo me arbitraritet”.

Keshtu eshte shprehur kryeministri Berisha ne mbledhjen e sotme te Task-Forces për reformën e inspektorateve, duke pohuar se ajo konsiston realisht në vendosjen e një sistemi të ri inspektoriatesh në vend, të konsoliduar nga 36 në 12, të vendosur mbi bazat e dixhitalizimit.

“Të bëjmë çdo gjë që viti i ri të inaugurohet me sistemin e ri të inspektimit, i cili përbën një risi shumë të madhe për tregun dhe inspektimin e tij. Inspektoriatet janë të detyruara të mbikëqyrin çdo fushë të veprimtarisë ekonomike, tregtare të vendit. Janë gardianë të interesit publik dhe të interesit të konsumatorit njëkohësisht”, tha Berisha.

Duke theksuar se kjo reformë është jetike për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së efiçençës së inspektoriateve, kryeministri u shpreh se për këtë reformë është punuar me intensitet, vendosmëri dhe ekspertizë të shkallës më të lartë.

Kryeministri tha se është domosdoshmëri që këto inspektoriate të pësojnë një reformë të thellë, në mënyrë që tu përgjigjen në mënyrë efiçente detyrimeve të tyre, me profesionalizëm dhe jo me arbitraritet.

Në këtë kontekst, kryeministri nënvizoi se me sistemin e ri të inspektoriateve, do të mund të parandalohen praktikat abuzive që ekzistojnë.

Duke e vlerësuar këtë reformë, si një prej më të mëdhave, të ndërmarra në fushën e tregut gjatë këtyre 20 vjetëve, kryeministri theksoi rëndësinë inspektoriatit qendror, i cili ka për detyrë mbikëqyrjen dhe përsosjen e mëtejshme të sistemit të inspektimeve.

Kryeministri u shpreh se ka ardhur koha të ndërmerret hapi përfundimtar dhe për këtë po punohet me ekspertët dhe modelet më të mirë, në mënyrë që viti i ri të nisë me sistemin e ri të inspektimeve, i cili përbën një risi shumë të madhe për tregun dhe inspektimin e tij.

n.e/NOA

KOMENTE