English

Madona e gatshme për një fushatë të re publicitare

SHBA, 27 tetor NOA - Loius Veronica Cicone, e njohur si Madonna, pasi lançoi një linjë të re veshjesh është e gatshme të fillojë një aventurë tjetër komerciale.

Bëhet fjalë për ‘Hard Candy”, një zinxhir palestrash. Qendra e parë fitnesit, në një sipërfaqe prej 3 metrash lartësi, do të hapet në nëntor në qytetin e Meksiko. Megjithatë duhet theksuar se projekti është shumë më i gjerë dhe përfshin ndërtimin e palestrave të tjera dhe në Rusi, Brazil, Argjentinë, por dhe në Evropë e Azi.

Menjehër sapo flitet për Madonën një ndër gjërat e para që të vijnë në mendje është forma e saj perfekte fizike dhe me sa duket kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore që këngëtarja amerikane është zgjedhur për komercializimin e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE