Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kontributi i rinisë, tepër i rëndësishëm për reformat e integrimit
English

Meta: Kontributi i rinisë, tepër i rëndësishëm për reformat e integrimit

Tiranë, 26 Tetor, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë e LRI u shpreh se kontributi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm në këto vite, përgjatë rrugës së integrimit.

Duke inkurajuar të rinjtë e LRI-së, Meta theksoi se “duam që të rinjtë të jenë vërtetë një forcë që krijon energji, po në mënyrë të veçantë, mendime dhe ide të reja për reformat jo vetëm në fushën e arsimit, po edhe reformave në të gjitha fushat shoqërisë shqiptare”.

Ndaj në këtë drejtim, theksoi Meta, kontributi i të rinjve është tepër i rëndësishëm jo vetëm në reformat që po zhvillohen në fushën e arsimit, por dhe të tregut të punës, në mënyrë që liberalizimi i vizave, i cili me të drejtë po përjetohet si një moment historik për të gjithë të rinjtë dhe shqiptarët, të jetë një hap i rëndësishëm në integrimin evropian, për të prekur dhe për të jetuar këtë hapësirë lirish dhe mundësish që ekziston në Bashkimin Evropian, po në fund të fundit, synimi kryesor është që standardet evropiane shqiptarët t’i prekin në Shqipëri, në qytetet dhe në komunat tona që e ardhmja e shqiptarëve të jetë e sigurt, për një të ardhme evropiane në vendin e tyre.

“Këto janë arsyet, - theksoi Meta, - që ne na duhet një LRI edhe më e fuqishme se ajo sot, dhe unë besoj se ju jeni në një rrugë të mbarë dhe keni të gjithë mbështetjen tonë, dhe jam i bindur njëkohësisht se edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ju, jo vetëm të kontribuoni për suksesin e tyre, por dhe të përfaqësoheni në një mënyrë sa më të denjë në të gjitha nivelet e përfaqësimit të pushtetit vendor, sepse roli i komunitetit dhe lidhja e një forcë politike me komunitetin, po merr përparësi të jashtëzakonshme në jetën politike”.

“Unë jam i bindur se lidhja juaj me komunitetin ku jetoni, por dhe në komunitetin ku banoni dhe studioni, do të bëjë të mundur që energjitë tuaja të integrojmë të gjithë në proceset e ardhshme elektorale, por edhe të gjitha ato shtresa që janë dëmtuar tek besimi i tyre tek demokracia dhe tek mundësitë për një jetë më të mirë. Sepse ne jemi të ndërgjegjshëm se një pjesë e shoqërisë sonë ende përballohet me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale të të gjithë shoqërisë sonë”, përfundoi fjalën e tij kryetari i LSI-së, Meta.

n.e/NOA

KOMENTE