English

Ngordh oktapodi Paul

Gjermani, 26 tetor NOA - Paul ishte bërë oktapodi më i famshëm në mbarë botën dhe kjo pasi arriti të parashikonte të gjitha ndeshjet e Gjermanisë, në Botërorin e Afrikës së Jugut 2010. Lajmi i trishtueshëm për të, u bë i ditur nga vetë akuariumi Sea Life në Oberhausen, një qytezë që ndodhet 30 kilometër larg Duesseldorf, e cila kujdesej për këtë kafshë.

Paul gjatë botërorit arriti të parashikonte dhe rezultatin e finales së botërorit mes Spanjës dhe Holandës, ndeshje e cila nuk kishte të bënte aspak me Gjermaninë.

Stafi i akuariumit është shprehur tepër i trishtuar për ngordhjen e oktapodit. Pas shumë hetimesh që u kryen në lidhje me origjinën e tij, ishte arritur në përfundimin se ai është gjetur kur ka qenë vetëm 6 muajsh në ishullin e Elbës, në Itali. Megjithatë mund të themi se speciet e tjera të llojit të tij rrallë herë e kalojnë moshën 1-vjeçare, por Paul duhet thënë se e kaloi me sukses këtë fazë.

r.b/NOA

KOMENTE