Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 26 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 26 Tetor 2010

Tiranë, 26 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 26 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme reagimin përshëndetës të mazhorancës për zgjedhjet në Trebinjë të Pogradecit, ku kryetar i ri i komunës u zgjodh kandidati i PD-LSI. Ato paraqesin edhe komente apo fakte të reja për post-martesën e kryesocialistit Edi Rama. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i goditjes me tre plumba natën të një kryetari komune nga Kukësi, Remzi Veseli, si edhe dëshmia e të dashurës së Lul Berishës në gjyq, se lëvizte me makinë deputeti.

Gazeta “Shekulli” hapet me titull kryesor “Vritet kryekomunari i PS-së”, i cili flet për vrasjen me tre plumba natën të një kryetari komune nga Kukësi, Remzi Veseli.

Një tjetër artikull i rëndësishëm i kësaj gazete është dhe ai me titullin “Dëshmia e të dashurës në gjyq: Si lëvizte në 2006, kreu i Bandës së Durrësit”.

Për të vijuar me një titull tjetër të kësaj gazete “Gjykata italiane: Një shqiptar vlen 10 herë më pak se një shqiptar ”.

E përditshmja “Panorama”, “Përfaqësonte PS/ Ekzekutohet me tre plumba kryetari i komunës”, i cili u referohet vrasjes së djeshme në Kukës, të kryekomunarit Remzi Veseli.

Një tjetër artikull i rëndësishëm i kësaj gazete është dhe ai me titull “PD: Pse rrëzohet oferta e PS”.

Disa tituj të tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Basha: Liri të rinjve për të realizuar ëndrrat”, “E dashura e Lul Berishës dëshmon në gjyq: Ai lëvizte në makinën e një deputeti” etj.

Gazeta Shqiptare hapet me titullin kryesor “Prokurori: Gërdeci, Ina më hoqi kur do pyesja ministrat”, ku pasqyrohet një intervistë e prokurorit të shkarkuar nga procesi “Gërdeci”.

“Zhdukja e Dedes, kryepolici: Pse dështuam”, është një tjetër shkrim në rubrikën “dossier”.

Disa tituj të tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë “Deklarata në Berat/ Pollo: S’ka më lekë”, “Fshati në protestë, plumba mbi faturistët për dritat” etj.

Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor “Shqiptarët, jashtë me dy pasaporta”, ku pasqyrohen deklaratat e bëra nga zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni se shqiptarët do ikin jashtë vetëm me pasaporta biometrike, ndërsa digjen vizat në pasaportat aktuale.

Ndërsa për argumentin e regjistrimeve “Shqip” sjell artikullin me titullin “Regjistrimi i popullsisë në prill, bashkë me zgjedhjet”.

Disa nga titujt e tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë “Trebinja, fiton kandidati i PD-LSI”, “Erjon Veliaj: Presim seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan për Shqipërinë”, “Vendimi i ri, hiqen barrierat: Mastera për të gjithë studentët”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Testi i parë i koalicionit PD-LSI, bie bastioni i PS”, i cili flet për reagimin e djeshëm të kryeministrit Berisha lidhur me fitoren e kandidatit të djathtë në komunën Trebinjë të Pogradecit.

Artikull tjetër i kësaj gazete në rubrikën e shëndetësisë, është ai me titull “Infarktet po shtohen shumë, si të ruhemi”.

Tituj të tjerë të kësaj gazete janë ata me tituj “Pas aksidentit, jeta e një shqiptari, vlen më pak se e një italiani”, “Intervista/ Merita Halili: Planet e rikthimit në Shqipëri”, “Deputetët, PS-PD shahen për vendorët”, “Zbulohet shtëpia ku do jetojnë bashkë Edi dhe Linda Rama” etj.

n.e/NOA

KOMENTE