Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Pas Xhindit, vrasje e re në prag fushate, shteti “memec”
English

Rama: Pas Xhindit, vrasje e re në prag fushate, shteti “memec”

Kukës, 26 tetor, NOA – “Vrasja e kreut të komunës Tërthorë është tronditëse. Në Shqipëri krimi është ngjitur në majë, është vrarë një përfaqësues i popullit dhe kjo vrasje tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi...”

Me këto fjalë u është drejtuar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, familjarëve të kryetarit të Komunës Tërthorë të qytetit të Kukësit, Remzi Veseli, i ekzekutuar mbrëmë në derën e shtëpisë së tij.

Duke shprehur ngushëllimin e tij për vrasjen e kryekomunarit Veseli, përfaqësues i Partisë Socialiste, shefi i selisë rozë, e cilësoi tronditëse ngjarjen, e cila sipas tij vjen pikërisht në një prag fushate vendore, një vrasje e ngjashme me atë të deputetit socialist, Fatmir Xhindi, i vrarë dy vjet më parë.

“Remzi Veseli është opozitari i dytë që vritet para derës së shtëpisë, në prag të një tjetër fushate, ashtu si Fatmir Xhindi 18 muaj muaj më parë. Por shteti vazhdon të jetë memec, nuk ka asnjë pistë hetimi për të dyja rastet”, deklaroi nga Kukësi shefi i opozitës Edi Rama.

Në këtë këndvështrim lideri i opozitës vuri theksin në faktin se “vrasja e deputetit Xhindi është tashmë një enigmë për shtetin”.

Sipas zotit Rama, policia shpërdorohet për hir të pushtetit.

Rama në këtë kontekst bashkë me zbulimin e autorit të vrasjes së kryekomunarit Remzi Veseli i vrarë mbrëmë kërkoi edhe zardhjen e vrasjes makabre të deputetit Fatmir Xhindi.

Rama përcolli shqetësimin se ministri i Brendshëm, Lulzim Basha është një drejtues i paaftë dhe i padenjë për postin që mban.

mit/NOA
KOMENTE