Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodra përkujton Ditën e të Rënëve të policisë në krye të detyrës
English

Shkodra përkujton Ditën e të Rënëve të policisë në krye të detyrës

Shkodër, 26 tetor, NOA – Shkodra ka përkujtuar “Ditën e të rënëve të Policisë në krye të detyrës”, për të vlerësuar aktin sublim të punonjësve të policisë në detyrë, duke bërë të mundur organizimin e një ceremonie, në shenje respekti dhe nderimi për këta punonjës.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA kjo ceremoni përkujtimore, u zhvillua tek varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut” të qytetit të Shkodrës, ku morën pjesë pushtetarë të pushtetit vendore dhe pushtetit lokal, titullarë të drejtorisë së Policisë së qarkut, etj, si dhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, të cilët vendosën kurora në nderim të të rënëve.

Më pas, prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu dhe drejtori i Policisë së Shkodrës Arjan Bozhaj, dhanë vlerësimin e tyre maksimal dhe respektin e merituar ndaj punonjësve të policisë, të rënë në krye të detyrës.

n.e/NOA

KOMENTE