Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Donte të kalonte portin me letra false, kapet çifti kosovar
English

Donte të kalonte portin me letra false, kapet çifti kosovar

Durrës, 27 tetor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë kapur në flagrancë një burrë dhe një grua nga Kosova, pasi tentuan të kalojnë kufirin detar përmes portit të Durrësit me dokumenta false.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë përkatësisht 20-30-vjeçar Adem Kastrati, lindur në Gjilan e banues në Kamenicë dhe Mirlinde Ramabaja, 22-vjeçare, lindur në Prishtinë e banuese në Gjilan.

Arrestimi i këtyre personave u bë Kastrati po ndihmonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme Mirlinde Ramabajan, e cila është paraqitur për kontroll me një pasaportë jugosllave dhe leje qëndrimi zviceriane; dokumenta këto në emër të Hane Kicajt, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet se Adem Kastrati, edhe pse ka qenë në dijeni të faktit se kjo shtetase nuk posedonte dokumenta personale udhëtimi, ka vënë në dispozicion automjetin e tij tip Volsvagen me targa SG54899 dhe e ka shoqëruar atë për në pikën e kalimit kufitar të Portit të Durrësit.

Nga ana e policisë u bë këqyrja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e dokumentacionit të dy të lartpërmendurve nga Kosova, mjeti tip Volsvagen Golf 4 me targa SG54899, si dhe u kryen veprimet e tjera proceduriale.

n.e/NOA

KOMENTE