English

Francë, vizita mjekësore on- line

Paris, 28 Tetor, NOA- Qytetarët francezë tashmë do të gëzojnë komoditetin e kujdesit shëndetësor në shtëpi , duke bërë vizita mjekësore on-line. Lajmi u bë i ditur nga ministri i shëndetësisë Roselyne Bachelot.

Me ardhjen e vitit të ardhshëm, francezët do të kenë mundësinë të konsultohen me mjekun direkt në internet dhe, përmes një kamere dhe një e-amili, do të jetë e mundur të bëhen vizita dhe të merren këshilla mjekësore on-line.

Kjo mënyrë sjell një risi në vizitat e zakonshme mjekësore. Ajo do të përshpejtojë dhe përmirësojë punën e mjekëve si dhe shëndetin e qytetarëve. Gjithashtu kjo metodë do të lejojë të lehtësohen vështërsitë që vijnë nga mos dhënia e ndihmës mjekësore në zonat e izoluara.

a.e./NOA

KOMENTE