Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Lufta antikorrupsion, në çdo zyrë, çdo shkresë dhe çdo kompjuter
English

Kryeministri: Lufta antikorrupsion, në çdo zyrë, çdo shkresë dhe çdo kompjuter

Tiranë, 27 tetor, NOA – Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të ndalet për snjë qëllim dhe për asnjë akt tjetër madhor. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Rrezja e dritës është dezinfektuesi më i mirë kundër korrupsionit. Le të penetrojë ajo në çdo shkresë, në çdo zyrë dhe çdo kompjuter”, tha ai, duke shtuar se pikërisht kësaj lufte i shërben edhe heqja e imunitetit ndaj zyrtarëve të lartë, në mënyrë që ata të hetohen nga organet kompetente mbi të gjitha akuzat për korrupsion.

“Rama të pranojë heqjen e imunitetit, pasi ky përbën një akt përgjegjësie ndaj qytetarëve”, tha ndër të tjera Berisha.

Duke sqaruar se para ligjit, jemi të barabartë me qytetarët, ai tha se "të heqim imunitetet dhe të dëshmojmë se e ndjejmë veten të barabartë me qytetarët, kur vjen puna te fondet publike".

Në kuadër të kësaj, ai theksoi se me rëndësi është votimi në parlament edhe ligji për financimin e partive politike ...(vijon) n.e/NOA

KOMENTE