Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Po vidhnin rroba në QTU, kapen dy gra nga Vlora
English

Po vidhnin rroba në QTU, kapen dy gra nga Vlora

Vlorë, 27 tetor, NOA – Një grua dhe një vajzë, ndërsa shëtisnin nëpër mjediset e Qendrës Tregtare ‘Univers’ në Vlorë, janë kapur në flagrancë nga forcat e policisë dhe janë ndaluar menjëherë.

Fjala është për Shqiponja Lepuri, 52 vjeçe dhe Valbona Lepuri, 26 vjeçe; që të dyja banuese në Vlorë.

Siç konfirmohet nga burimet policore të qytetit jugperëndimor, ato janë arrestuar në flagrancë si të dyshuara për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.

Konkretisht, ato janë ndaluar sepse në mjediset e Qendrës Tregtare e QTU-së, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin në dyqanin “Gallope”, duke marrë një sasi veshmbathje.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të parashikuar nga neni 134, 22 e 25 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE