English

Zjarr në Pragë, tetë të vdekur

Pragë 28 tetor NOA - Tetë të pastrehë kanë mbetur të vdekur si rrjedhojë e një zjarri që përfshiu një banesë të braktisur në qendër të Pragës në Çeki. Kanë qenë dhe dy të tjerë të cilët u shpëtuan nga zjarret. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për zjarrin më të rëndë që ka rënë ndonjëherë në Çeki, gjatë 20 viteve të fundit.

“Zjarri ka rënë gjatë mesnatës para stacionit qendror të autobusëve të kryeqytetit cek. Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur ashtu si dhe shkaqet e zjarrit të rënë”, - bëri të ditur Pavlina Adamcova, zëdhënësja e zjarrëfikseve.

r.b/NOA

KOMENTE