English

"Alo Afganistani ...", sot lidhje me komandot shqiptare në Panairin Luftarak

Tiranë, 28 tetor, NOA – Përveç një demonstrimi live të teknologjisë dhe pajimeve inovative në fushën e sigurisë dhe emergjencave civile, panairi luftarak i organizuar nga ALMEX sot do të ofrojë edhe një lidhje direkte me forcat speciale të misionit paqeruajtës në Afganistan.

Siç bëhet me dije nga organizatorët e “Klik Ekspo Klik” të këtij panairi, ai parashikon brenda tij edhe mbërritjen në Poligonin Komando të Forcave të Armatosura, të personaliteteve më të larta të vendit.

Aty do të kryhet edhe demonstrim i mjeteve dhe pajimeve si ato të blinduarat; uniformave ushtarake dhe pajimeve; mjeteve të ndërlidhjes dhe telekomunikimit; armatimeve dhe municioneve.

Ndërkaq, mësohet se do të kryhen edhe veprime të tjera për emergjencat civile dhe luftën kundër terrorizmit, si edhe qitje me pistoletë, automatik, snajper dhe mitraloz.

Ndërsa pasdite është parashikuar edhe ceremonia e Inaugurimit të “Almez” dhe prerja e Shiritit, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë kryeministri Sali Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE