English

Arnold Schwarzenegger të rikthehet në Hollywood

Kalifornia, 29 tetor NOA - Arnold Schwarzenegger, në më pak se një javë nga dorëheqja e tij nga posti i guvernatorit në Kalifornia, ka bërë të ditur se do ti kthehet dashurisë së tij të vjetër: Hollywood.

Ish mister universi, tashmë 63-vjeç, ka deklaruar nëpërmjet Twitter se kohët e fundit është takuar me James Cameron, regjisor i sagës Terminator dhe është duke biseduar për një rikthim të tij të mundshëm në skenat e filmave.

Mesa duket tashmë janë duke u bërë tratativa në lidhje me një rikthim të Schwarzenegger, ku të rejat e fundit në lidhje me këtë zhvillim priten të vijnë orët në vazhdim.

r.b/NOA

KOMENTE