Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cunam dhe vullkan, Indonezia goditet sërish nga fatkeqësitë
English

Cunam dhe vullkan, Indonezia goditet sërish nga fatkeqësitë

Xhakarta, 28 tetor, NOA – Vullkan dhe cunam, kanë qenë fatkeqësitë natyrore të radhës që kanë goditur rajonin e Indonezisë, ku deri tani sipas të dhënave, bilanci i të vdekurve prej tyre ka shkuar në më shumë se 300.

Mediat vendase bëjnë me dije se të paktën 282 njerëz janë konfirmuar të vdekur ndërsa rreth 400 ende konsiderohen të zhdukur nga vala e cunamit.

Ndërkohë, bilanci i të vdekurve është rritur në 30 nga shpërthimi i vullkanit në ujdhesën Java.

Një tërmet i ndjekur nga një cunam, dhe më pas një shpërthim vullkanik ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve në këtë vend, duke kërcënuar për t’u intensifikuar në ditët e ardhshme.

Brenda 24 orëve, Indonezia e gjen veten në një akuzë të dyfishtë për viktimat e katastrofave natyrore dhe për ta kujtuar vendin se është e ekspozuar ndaj trazirave të nëntokës.

n.e/NOA

KOMENTE