Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjobitet pasi është grindur në avion
English

Gjobitet pasi është grindur në avion

Angli, 29 tetor NOA - Një qytetar britanik është dënuar me pagesën e një gjobe të barabartë me 20 mijë euro nga një gjykatë në Terranova dhe kjo në lidhje me një episod që ka ndodhur javën e kaluar.

Roy Heaps, 44-vjeç, me origjinë nga Liverpuli, ka sulmuar dhe kërcënuar një grua dhe kjo në kur ndodhej në një avion të Virgin Atlantic të drejtuar në Angli. Shpërthimi i tij e detyroi pilotin të kryente një ulje emergjente për ta zbritur.

Me pak fjalë duhet të tregoheni tepër të kujdesshëm kur të grindeni në një aeroplan. Për momentin ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij gjesti agresiv nga ana e Roy Heaps. E vetmja gjë e sigurt është se ai tashmë do të paguajë gjobën dhe kjo pasi akuzohet si fajtor për agresion dhe kërcënim verbal ndaj një gruaje, që më pas detyroi dhe pilotin të ndryshonte drejtim për ta zbritur.

r.b/NOA

KOMENTE