Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtyhet për nesër takimi Gruevski-Papandreu
English

Shtyhet për nesër takimi Gruevski-Papandreu

Bruksel, 28 tetor, NOA – I parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, takimi i kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski me homologun e tij grek Jorgos Papandreu, është shtyrë për ditën e nesërme.

Takimi Gruevski-Papndreu pritet me interes në Maqedoni sepse në një deklaratë të mëhershme kryeministri Gruevski tha se në bisedimet e ardhshme me palën greke ato do të jenë me thelbësore.

Ky është takimi i shtatë me radhë midis dy kryeministrave, por që nuk kontribuan në tejkalimin e mosmarrëveshjeve lidhur me gjetjen e një kompromisi për emrin.

Kryeministri Gruevski po qëndron për vizitë treditore në Bruksel, për të realizuar takime me zyrtarë të lartë të BE-së.

Ai dje zhvilloi një takim me presidentin e KE-së, Hoze Manuel Baroso, ka në qendër të vëmendjes ka qenë raporti vjetor i Komisionit Evropian për Maqedoninë, që pritet të shpallet më 9 nëntor.

n.e/NOA

KOMENTE