Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sony Ericsson PSP Phone, ja imazhet e para
English

Sony Ericsson PSP Phone, ja imazhet e para

Tiranë, 28 Tetor, NOA- Sony Ericsson PSP Phone, po arrin! Në internet janë shfaqur imazhet e para të smartphonit të ri me sistemin operativ Android, i cili do të jetë i dedikuar 100 për qind lojërave.

Forma e tij është e ngjashme me të fundin Playstation Portable, butona klasikë dhe me një ekran të madh prekje. Së fundi, pas shumë vitesh pritje duket se momenti ka ardhur. Detajet teknike të Sony Ericsson Phone PSP mund të përfshijnë: OS Android, ekran touchscreen WVGA me definicion të lartë, procesor Qualcomm MSM8655 në 1 GHz, memoria RAM, 512MB, GPS, WiFi, Bluetooth dhe një aparat fotografik dixhital në anën e pasme. Natyrisht mund të afrojë një platformë për të shkarkuar lojëra projektuar posaçërisht nga Sony.

Mbeten për tu zbuluar çmimi dhe të gjitha të dhënat zyrtare të Sony Ericsson PSP Phone.

a.e/NOA

KOMENTE