Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Human Rights Watch: Dëbimi i romëve, BE po i dërgon drejt fatkeqësisë
English

Human Rights Watch: Dëbimi i romëve, BE po i dërgon drejt fatkeqësisë

Uashington, 29 tetor, NOA – Evropa Perëndimore duhet të ndalë deportimin e romëve në Kosovë, pasi atje ata po përballen me diskriminim të gjerë dhe abuzime të të drejtave të njeriut. Kjo është thirrja që grupi i njohur për të drejtat e njeriut në botë “Human Rights Watch” u ka bërë autoriteteve më të larta evropiane mbi dëbimin e romëve drejt Kosovës, duke cituar se ata nuk i gjejnë atje kushtet e përshtatshme për të jetuar, ndaj kthimi i tyre duhet të bëhet i menduar mirë.

HRW ka cituar në raportin e tij ato që i ka identifikuar si probleme serioze të të drejtave të njeriut me të cilat përballen romët që kanë imigruar në Perëndim gjatë dekadës së kaluar dhe që u kthyen më pas mbrapsht.

Raporti thotë se romët e kthyer kanë përjetuar vështirësi për të marrë dokumenta identifikimi dhe në marrjen e të drejtave të pronësisë, si edhe vështirësi në strehim, kujdes shëndetësor dhe shërbimet sociale.

Ndërkaq, pak javë më parë politikanët dhe përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga autoritetet gjermane, që ta ndalin dëbimin e romëve, të cilët nuk kanë bazë ligjore për qëndrim në Gjermani, dhe dërgimin e tyre në Kosovë.

Njëri nga nënshkruesit e thirrjes është edhe ish-ministri federal dhe ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë Hercegovinë, Kristijan Shvarc Shilling, i cili tha se “politikanët duhet të mendojnë për fatin e njerëzve konkret” dhe shtoi se veçanërisht romët e rinj në Gjermani janë të integruar mirë.

“Kështu mijëra njerëz po shtyhen në fatkeqësi”, tha Shilling.

n.e/NOA

KOMENTE