Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ka kaluar 27 vite padrejtësisht në burg, tashmë fiton lirinë
English

Ka kaluar 27 vite padrejtësisht në burg, tashmë fiton lirinë

Vankuver, 29 tetor NOA - 27 vite të kaluara në burg dhe më në fund mund të themi se drejtësia ka ardhur në vend. Ka pritur shumë një kanadez për tu shpallur jo fajtor për akuzat e shumë sulmeve seksuale në një lagje të Vancouver.

Ivan Henry, me origjinë nga Regina, në Saskatchewan, i arrestuar në vitin 1982, ka fituar lirinë nga gjykata e apelit në Britani. “Jam tepër i liruar dhe i gëzuar”, - ka deklaruar Henry, tashmë 63 vjeç, duke përqafuar dy vajzat e tija.

Në procesin e apelit kanë dalë një seri gabimesh të cilat kanë qenë të ndërmarra si nga gjykatësi ashtu dhe nga publiku i ministrave.

Është bërë e ditur se kanë qenë shumë prova që nuk janë hetuar deri në fund gjatë procesit 1983, përfshirë këtu dhe shumë dëshmi të policëve.

Gjatë kohës së tij në burg Henry ka paraqitur pesë kërkesa për të rihapur çështjen e tij dhe për të vlerësuar më mirë për atë çka ai akuzohej. Për tu përmendur është se të gjitha janë injoruar. Në rast te tjera të ngjashme me këtë “viktima” ka marrë dëmshpërblime multi-milionere.

r.b/NOA

KOMENTE