Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU: PDI dhe Tahir Muhedini të bashkohen me ne, na ndajnë shumë pak gjëra
English

PDU: PDI dhe Tahir Muhedini të bashkohen me ne, na ndajnë shumë pak gjëra

Lushnjë, 29 tetor, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet zhvilloi dje në Lushnjë një aktivitet madhështor me pjesëmarrjen e mbi 800 simpatizantëve në Pallatin e Kulturës “Vaçe Zela”.

Gjatë këtij aktiviteti, u prezantuan arritjet e PDU-së dhe të strukturave të saj në Lushnjë gjatë vitit të parë të ekzistencës së partisë. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, theksoi se tashmë ka ardhur koha e bashkimit ndërmjet të gjithë patriotëve në mbarë Shqipërinë.

“Të gjithë patriotët shqiptarë duhet të bashkohen nën të njëjtën strehë, ashtu siç kemi bërë edhe ne sot në Lushnjë, - tha Idrizi, - dhe i bëj thirrje Partisë Drejtësi dhe Integrim dhe personalisht, Tahir Muhedinit që të bashkohen”.

“Ato që na ndajnë, janë shumë të pakta në krahasim me ato që na bashkojnë. I bëj thirrje Partisë për Drejtësi dhe Integrim dhe personalisht Tahir Muhedini që të bashkohemi”, tha Idrizi.

Nga ana e tij koordinatori i Klubit të Patriotëve të Rinj, Jetmir Salaj theksoi se të gjithë të rinjtë duhet të bashkohen me PDU-në, dhe me KPR-në, si një mënyrë për të marrë në dorë fatin e vendit.

“Të rinjtë më shumë se kushdo tjetër duhet të marrin në dorë fatin e Shqipërisë dhe prandaj ne do të punojmë që çdo i ri të bashkohet me Klubin e Patriotëve të Rinj”, tha Salaj.

Takimi në Lushnjë ishte në vazhdën e turit “Një vit PDU”, që nisi pak ditë më parë në Vlorë dhe do të vazhdojë në Firence të Italisë, Durrës, Delvinë, Sarandë, Fier, Elbasan, Bulqizë, Kukës etj.

n.e/NOA

KOMENTE