Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot, tryeza e dytë për reformën zgjedhore
English

Sot, tryeza e dytë për reformën zgjedhore

Tiranë, 29 tetor, NOA – Pas një jave nga zhvillimi i tryezës së parë për reformën zgjedhore, mazhoranca përmes kreut të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ka thirrur një tryezë të dytë për të diskutuar rreth saj.

Dy ditë më parë, Patozi u dërgoi një ftesë partive parlamentare për mbajtjen e një tryeze të dytë për reformën zgjedhore, në vazhdimësi të asaj që u thirr një javë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ku ishte e ftuar edhe shoqëria civile.

“Në vijim të tryezës së parë reformën zgjedhore, që nisi javën e kaluar, dëshiroj t’ju njoftoj se mbledhja e radhës është menduar të jetë ditën e premte, më 29 tetor, në orën 11 00, në një nga mjediset e Kryesisë së Kuvendit”, shkruhet në ftesën që Patozi u ka drejtuar përfaqësuesve të partive politike.

Duke shtuar se “Partia Demokratike ka ngarkuar zotin Ilir Rusmaili, që të përfaqësojë interesat e saj në nivel politik, si dhe ekspertët e nevojshëm”.

Në fund, Patozi i ka lutur partitë parlamentare “që për nevojat e organizimit, të konfirmojë emrat e përfaqësuesve të saj për këtë takim”.

n.e/NOA

KOMENTE