Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
USAID, 12 milionë dollarë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit
English

USAID, 12 milionë dollarë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit

Tiranë, 29 tetor, NOA – USAID do të mbështes zhvillimin e kompanive që operojnë në tekonlogjinë e informacionit dhe të komunikimit më anë të kredive për këtë sektorë. Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo prezantoi sot projektin e skemës së garancisë që USAID ofron në bashkëpunim me bankën Raiffeisen, për lehtësimin e kredisë të bizneseve të vogla e të mesme në këtë fushë.

“Sot kam kënaqësinë të prezantoj mbështetjen e kredisë bankare me vlerë 12 milionë USD nga USAID te Raiffeisen Bank, të fokusuar te kompanitë e TIK-ut. Ju uroj që ta shqyrtoni këtë marrëveshje me vëmendje dhe shpresoj se deri në fund të këtij viti do të keni përdorur këto të holla për zhvillimin tuaj të mëtejshëm”, tha Pollo

Marrëveshja mes USAID dhe bankës Raiffeisen është firmosur që në vitin 2005. USAID ka financuar projektin me 12 milionë USD dhe garanton 50% të kredisë së marrë nga bizneset e sipërpërmendura. Ky projekt ka një afat deri në 30 shtator 2019.

Ndër të tjera, skema parashikon një afat të marrjes së kredisë 5-7 vjet, me shumë 50.000-400.000 Euro. Skema gjithashtu do të zbusë kriteret për marrjen e një kredie dhe kërkesën për kolateral të bizneseve të vogla e të mesme.

Falë kësaj skeme garancie të USAID dhe bankës Raiffeisen deri në shtator 2009 janë tërhequr gjithsej 39 kredi nga biznese të vogla e të mesme, me vlerë 6 milionë USD, pra gjysma e shumës së ofruar nga USAID.

“Shqipëria Digjitale është një projekt i madh, por ne jemi të ndërgjegjshëm se pa rolin e aktorëve në tregun privat, synimi nuk do të mund të realizohej. Ne gjithashtu jemi të ndërgjegjshëm se pa aktorë të fuqishëm, me kapacitetet e duhura teknike dhe financiare e me projektet e duhura, ky synim do të ishte i vështirë të realizohej”, tha ministri Pollo.

a.k/NOA

KOMENTE