English

Ferguson kërkon Hamsik dhe Cavanin

Angli, 30 tetor NOA - Pasi bindi Rooney të qëndronte tashmë Ferguson është hedhur bindshëm në merkato dhe kërkon të fuqizojë ekipin e tij me Hamsik dhe Cavani.

Fuqizimi i skuadrës, me sa duket është objektivi kryesor i teknikut dhe për këtë arsye sipas mediave britanike klubi i Manchester United është i gatshëm të hedhë një shumë parash tepër të rëndësishme në drejtim të Napolit. Flitet se do të jenë rreth 41 milionë euro që do të shkojnë në drejtim të ekipit italian në rast se një marrëveshje e tillë do të pranohej. Ajo që mbetet e sigurt është se Manchester United do të provojë ti marrë të dy lojtarët në Old Trafford.

r.b/NOA

KOMENTE