Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liberalizimi i vizave, Konfindustria: Qeveria të nisë amnistinë fiskale
English

Liberalizimi i vizave, Konfindustria: Qeveria të nisë amnistinë fiskale

Tiranë, 30 tetor, NOA – Ndërsa lajmi i pritshëm i liberalizimit të vizave po afron me hyrjen e muajit nëntor, konfindustria paralajmëron se nëse nuk do të parashikohen dhe merren masat e nevojshme drejtpeshuese nga ekzekutivi shqiptar do të ketë ndikim të ndjeshëm në rritjen e mundësive për një zhvleftësim të ndjeshëm të monedhës kombëtare Lek kundrejt Euro-s për një periudhë afro njëvjeçare nga afati i heqjes së vizave.

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku është mbështetur në të dhënat krahasuese dhe përvojën e vendeve të rajonit si Serbia dhe Maqedonia në vitin 2009 sikundër dhe vendeve të tjera ballkanike si Bullgaria dhe Rumania, që e kanë kaluar fazën e mësipërme në vitin 2001, andaj sipas tij “është mjaft e mundur, që zhvleftësimi i monedhës vendase kundrejt monedhës së BE-së, të ndihet ndjeshëm në të paktën një periudhë 6 -12 mujore nga çasti i fillimit të liberalizimit të vizave në dhjetor 2010”.

Administratori i Konfindustrisë thekson se shkak për këtë zhvlerësim të lekut do të bëhet krijimi i një rryme relativisht të madhe qytetarësh shqiptarë, që pritet të dalin jashtë vendit drejt të afërmve të tyre, për arsye turizmi, etj., në vendet e BE-së.

Sipas pritshmërisë edhe të Komisionit të Bashkimit Europian vlerësohet, që numri i qytetarëve shqiptare, që do të lëvizin për arsye të ndryshme pas liberalizimit të vizave në periudhë afatshkurtër të jetë në shifrat e ndjeshme prej mbi 300 mijë persona.

Sipas Buxhukut, shifra e mësipërme përbën një peshë të rëndësishme dhe mbart mundësinë e krijimit të një fluksi relativisht të ndjeshëm financiar me drejtim dalje jashtë ekonomisë kombëtare.

Në këtë kontekst, konfindustria, për të balancuar zhvlerësimin e mundshëm të monedhës kombëtare me të gjitha pasojat e dëmshme për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare, kërkon nga Qeveria Shqiptare të përshpejtojë kryerjen e amnistisë fiskale brenda vitit 2010, për të shfrytëzuar kohën e kthimit të emigrantëve shqiptarë në atdhe si mundësia më e mirë për të patur sukses në procesin në fjalë.

“Konfindustria mbështet daljen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe nxjerrjen e eurobondit të parë shqiptar me vlerë prej 300 milion euro, që qoftë edhe psikologjikisht mund të shërbejë në lehtësimin e trysnisë në rritje të Euro-s ndaj Lek-ut”, nënvizoi administratori Gjergj Buxhuku në deklaratën e tij për mediat.

mit/NOA
KOMENTE