Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muhedini: Skandali i Boboshticës, të ngrihen varreza edhe në krahinën e Çamërisë
English

Muhedini: Skandali i Boboshticës, të ngrihen varreza edhe në krahinën e Çamërisë

Tiranë, 30 tetor, NOA – “Në vizitën që patëm në Boston morën pjesë bashkëpatriotët tanë, ku në një meshë të mbajtur, At Artur Leonidhi, bëri atë që nuk e bëri Janullatos në Tiranë, mbajti një lutje për shpirtrat e atyre shqiptarëve çamë që janë ende pa varre”.

Kështu u shpreh sot në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokraci dhe Integrim Tahir Muhedini, duke publikuar fakte nga vizita e delegacionit të kryesuar prej tij në këtë vend.

“E kuptoj që është një shqetësim i madh si për ne dhe si për ju ajo që po ndodh në Boboshticë të Korçës, ku po dhunohen varret autoktone të shqiptarëve, po i shfarosin duke kërkuar të ngrenë aty memorialë për ushtarët grekë. Partia për Drejtësi dhe Integrim i bënë thirrje politikës shqiptare dhe shtetit shqiptarë, që më parë se të ngrejë memorialë dhe varre imagjinarë për ushtarët grekë, në radhë të parë duhet t’i kërkojë ministrisë së Jashtme të Greqisë, që të ngrihen varreza në krahinën e Çamërisë, aty ku është bërë edhe genocidi. Aty ku shqiptarët çamë janë vrarë pa pyetur nëse ishin gra apo fëmijë. Në të gjitha ato zona, në Paramithi, në Margëlliç etj duhet të ngrihen memorialë, plus të interesohen për faktin që varret e stërgjyshërve tanë janë shkatërruar”, tha ai më pas lidhur me skandalin e Bosohticës.

Duke përfunduar se gjithashtu, PDI është shumë e shqetësuar për regjistrimin e ri të popullsisë që kërkohet të bëhet.

“Në radhë të parë dua të them që institucionet e shtetit shqiptarë po shkelin konventat ndërkombëtare, kundrejt popullsisë çame. Një pjesë e juaja që janë në sallë kanë ardhur fëmijë nga Çamëria dhe vendlindjen e keni në zona të ndryshme të saj. Por në dokumente ju ju është pasqyruar sikur p.sh keni lindur në Margëlliç, në Shqipëri, kur duhet të ishte shënuar Margëlliç, Çamëri apo Greqi. Kjo mënyrë regjistrimi krijon një konfuzion të madh dhe duhet të korrigjohet. Ne si forcë politike kemi kërkuar dhe jemi ankuar në ministrinë e Jashtme, në strukturat e Parlamentit Evropian dhe Departamentin Amerikan të Shtetit për këtë praktikë, sepse mendojmë se popullsia çame po kërkohet të asgjësohet, nëpërmjet këtyre veprimeve të pandërgjegjshme që po kërkohen të bëhen. Prandaj duhet ta korrigjojnë menjëherë këtë gabim, sepse me apo dashje po bëjnë asimilimin e popullsisë çame”, përfundoi ai lidhur me një argument të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE