Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria: Përshëndesim reduktimin e forcave KFOR
English

Qeveria: Përshëndesim reduktimin e forcave KFOR

Prishtinë, 30 tetor, NOA - Qeveria e Kosovës e ka përshëndetur vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut për reduktimin e trupave në Kosovë, nga 10 mijë të tilla që janë aktualisht në territorin e vendit të saj, në 5 mijë.

“Ky vendim është edhe një dëshmi se në Kosovë gjendja e sigurisë është e lartë, dhe se institucionet e sigurisë po i zhvillojnë me sukses kapacitetet e veta”, thuhet në deklaratën përkatëse që qeveria e Kosovës ka lëshuar me një rast të tillë.

Duke shtuar se ajo e mirëpret ristrukturimin gradual të KFOR-it në një forcë edhe më të lëvizshme, më fleksibile dhe me kapacitete të larta.

Në fund të deklaratës, qeveria e Kosovës nuk ka harruar as edhe të falënderojë të gjithë ushtarët e KFOR-it për shërbimin profesional të tyre ndaj gjithë qytetarëve të Kosovës.

Lajmi për reduktimin e trupave ushtarake të KFOR-it, u komunikua dje nga vetë shefi i Aleancës, Rasmussen, sipas të cilit, një masë e tillë po ndërmerret pasi Kosova po tregon përmirësim të shkallës së saj të sigurisë.

n.e/NOA

KOMENTE