Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia, 10 milionë euro për kapjen e Mlladic
English

Serbia, 10 milionë euro për kapjen e Mlladic

Serbi, 30 Tetor, NOA- Deri në dhjetë milionë euro është e gatshme Serbia të paguajë për ata që japin informacion në lidhje me Ratko Mlladiç, i cili është akuzuar për krime të ndryshme ndaj të komunitetit mysliman, gjatë luftërave ballkanike të viteve nëntëdhjetë.

Në veçanti, Mlladiç është përcaktuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si një ndër eksponentët kryesorë të masakrës së Srebrenicës, ku u vranë rreth tetë mijë njerëz, shumica civilë. Kapja e Mladic është një kusht detyrues i vendosur nga Bashkimi Evropian për hyrjen e Serbisë në BE.

E gjendur nën presonin ndërkombëtar qeveria e Beogradit ka vendosur të shtojë përpjekjet e saj, duke e dhjetëfishuar shumën nga ç’ishte ne fillim. I dyshuari Ratko Mlladiç dyshohet se fshihet në disa lagje të Beogradit, i mbrojtur nga besnikët e tij.

Sipas mediave vendase duket se qeveria e Beogradit, me një rritje të konsiderueshme të kësaj shume ka dy objektiva: ti dërgojë sinjal BE-së për të treguar se është duke bërë çdo gjë të mundshme për të kapur një kriminel lufte dhe për të nxitur dikë që mbron Mlladiç, të tundohet dhe te japë informacione që mund të çojnë në kapjen e tij.

a.e/NOA

KOMENTE