Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi Gruevski-Papandreu, nuk tejkalohen dallimet për emrin
English

Takimi Gruevski-Papandreu, nuk tejkalohen dallimet për emrin

Bruksel, 30 tetor, NOA - Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk kanë arritur tejkalimin e dallimeve lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.

Në takimin e zhvilluar mbrëmë në Bruksel, Papandreu dhe Gruevski kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me zgjidhjen e këtij kontesti.

Pala greke është mbështetur në propozimin e fundit që propozimi i emrit të ketë një përmbajtje gjeografike me përdorim të përgjithshëm dhe se në këtë plan është diskutuar edhe emri Republika e Maqedonisë së Vardarit.

Nga ana tjetër, pala maqedonase ka insistuar në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe shqyrtimin e mundësisë së një formule të dyfishtë.

Dy kryeministrat kanë biseduar për një orë e gjysëm, por ata më pas nuk janë deklaruar para mediave lidhur me rezultatin apo konkluzat e këtij takimi.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski bisedimet mes Papandreut dhe Gruevskit i vlerësoi si pozitive.

“Vlerësoj se këto bisedime janë pozitive. Do të duhet edhe më shumë takime dhe do të duhet vazhdimi i dialogut maqedonaso-grek që të mundet që në çdo takim në të ardhmen të tejkalohen dallimet që ekzistojnë”, deklaroi Milloshoski.

Ky është takimi i tetë midis dy kryeministrave, por që deri tani nuk janë arritur rezultate konkrete. Kryeministri grek Jorgos Papandreu i është shmangur mediave, për t`i kur komenteve në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në fillim të muajit të ardhshëm.

Kryeministri i Maqedonisë sot përfundon vizitën e tij treditore në Bruksel, ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë të BE-së dhe NATO.

NOA-INA

KOMENTE