Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transplant rekord: Lind pa hundë, fëmija norvegjeze operohet në Milano
English

Transplant rekord: Lind pa hundë, fëmija norvegjeze operohet në Milano

Milano, 31 Tetor, NOA- Ka lindur pa hundë për shkak të një sëmundje të rrallë të quajtur “Arina”një vogëlushe norvegjeze. Por në sajë të një ndërhyrje kirurgjikale në "Ospedale San Paolo" të Milanos, pacientja e vogël 9 vjeçare, ka mundur ti kthehet jetës normale.

Ky është operacioni i dytë i këtij lloji në Itali (i pari në 2007, përsëri në San Paolo) dhe i pestë në botë. Ndërhyrja, u nda në tri faza, dhe u krye nga ekspertë të drejtuar nga Roberto Brusati, drejtor i Kirurgjisë në San Paolo. Te fëmija në fakt mungonin që nga lindja si pjesa e jashtme e hundës, ashtu dhe kanalet e brendshme.

“Vajza norvegjeze kanë qenë subjekt i përpjekjeve për të korrigjuar problemin në Londër, thanë mjekët në San Paolo dhe vetëm më vonë erdhi te ne, pasi mjekët anglezë kishin lexuar rastësisht në revistat shkencore rastin e fëmijës maroken bërë operacion në 2007 nga doktor Brusati”.

Siç, u tha nga ana e ekipit që kreu operacionin, në operacionin e parë ishin modeluar eshtrat ku do akomodohej hunda e re. Operacioni i dytë në një distancë prej disa muajsh nga i pari, ka rindërtuar piramidën e hundës nga një kërc brinje e marrë nga fëmija. Operacioni i tretë ka larguar “urën” e lëkurës që lidhte hundën e rindërtuar me ballin.

"Operacioni ishte i suksesshëm – ka thënë Brusati - dhe fëmija tashmë është në gjendje të kthehet në Norvegji me familjen dhe hundën e saj të re".

a.e./NOA

KOMENTE