Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Heshtje”, premiera e parë në Teatrin Kombëtar të Prishtinës
English

“Heshtje”, premiera e parë në Teatrin Kombëtar të Prishtinës

Prishtinë, 31 tetor, NOA, Milena Selimi - Sonte në Teatrin Kombëtar të Prishtinës është premiera e shfaqjes “Heshtje”, e autori Refet Abazi , me regji të Arta Kallabës.

Luajnë aktorët e mirënjohur: Xhevdet Jashari, Yllka Gashi, Çun Lajçi, Igballe Qena, Bislim Muçaj, Leonora Mehmet, Enver Petrovci, Donat Qosja. Kjo shfaqje e cila do të jepet në kuadër të Skena së Vogël, është projekt i pavarur i regjisores Arta Kallaba në bashkëpunim me Teatrit Kombëtar.

Varfëria, lidhja dogmatike për vlerat ideologjike të shkelura nga koha si dhe sjellja diktatoriale e babait janë shkaqet e raporteve jo të shëndosha në familjen e enveristit Dema, në të cilën heshtazi kalohet mbi dhunën incestoide që ai e ka kryer mbi të bijën Nita, e cila prostituohet për të mbajtur familjen.

Nën peshën e obligimeve ekzistenciale dhe problemeve profesionale, Ariani (i biri i Demes) nuk arrin ta ruajë lidhjen dashurore me Zanën. Nuk arrin ta shpëtojë as motrën Niten, që do të bëjë vetëvrasje me një dozë të tepruar.

Zana ka guxim më të theksuar (ose dëshpërim?) se Ariani ndaj largohet përtej oqeanit, edhe pse babai i saj Zamiri ka shumë mirëkuptim për të bijën, për ambiciet dhe nevojat e saj. Pas vdekjes së Nitës, Sana do të dëshmojë dhe Dema do ta paguajë krimin me burg. Zamiri dhe Ariani do të bashkohen si babë e bir, duke ruajtur lidhjet me Zanën dhe duke mashtruar veten se ajo një ditë ndoshta do të kthehet nga Kanadaja.

Autori-Refet Abazi,Regjia -Arta Kallaba,As/ regjise- Valmira Thaqi,Muzika- Marian Neçak,Kostumet- Maria Pupunçevska,Skenografia- Bujar Muça

Aktoret: Xhevdet Jashari,Yllka Gashi,Çun Lajçi, Igballe Qena, Bislim Muçaj, Leonora Mehmet, Enver Petrovci, Donat Qosja

Milena Selimi/NOA

KOMENTE