English

Kapet në flagrancë duke vjedhur pajisjet e kaldajës

Pukë, 31 tetor, NOA – Një 16 vjeçar është ndalur nga policia ditën e djeshme në Fush-Arrëz. Ndalimi i të riut është bërë pasi verifikimit se ai është autori i vjedhjes së disa pajisjeve të kaldajës në Ish-Stabilimentin e Përpunimit të Drurit në Fush-Arrëz.

Adoleshenti Xhovan N., vjeç 16, lindur dhe banues në Fushë-Arrëz të Pukës ka pranuar autorësinë e vjedhjes në polici dhe duke shtuar se kas qenë i detyruar për shkak të gjendjes ekonomike jo të mirë të familjes.

Vjedhja e pajisjeve ka ndodhur dje rreth orës 18.15. Xhovan. N është kapur në flagrancë nga punonjësit e policisë dhe roja i objekteve të Ish-Stabilimentin e Përpunimit të Drurit në Fush-Arrëz.

a.k/NOA

KOMENTE