English

Njoftim nga Universiteti Europian i Turizmit për hapjen e vitit të tretë akademik

Universiteti Europian i Turizmit (EUFT) njoftonë se ceremonia zyrtare e çeljes së vitit të tretë akademik do të zhvillohet ditën e Hënë, më 1 Nëntor 2010, ora 10.20, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë; ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.

Në këtë ceremoni do të jenë përfaqësues nga Presidenca e Republikës, Presidenti i “Hope for the World”, Përparim Demaj, Rektori i EUFT, Prof. Dr. Salvatore Messina

Gjithashtu në ceremoni marrin pjesë profesorë shqiptarë dhe të huaj që japin mësim në EUFT, studentë dhe familjarë të tyre, drejtues të disa institucioneve shtetërore dhe private në vend, rektorë të disa universiteteve shtetërore dhe private, etj.

Për herë të parë, EUFT kujdeset dhe për shtresat në nevojë dhe bëhet i pari dhe i vetmi universitet në Shqipëri që ofron studime pa pagesë për të gjithë periudhën e studimeve universitare për disa të rinj jetimë. Për këtë, në bashkëpunim me drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë dhe Fondacionit “Hope for the World” drejtuar nga Presidenti i saj, z.Përparim Demaj kanë ndihmuar për gjetjen e jetimëve.

Debora nga Vlora, Gazmendi nga Durrësi dhe të tjerë djem e vajza jetimë, do të jenë të parët që nisin studimet pa pagesë në EUFT.

KOMENTE