Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tumori i gjirit, 400 raste në vit, në rrezik moshat e reja nën 30 vjeç
English

Tumori i gjirit, 400 raste në vit, në rrezik moshat e reja nën 30 vjeç

Tiranë, 31 tetor, NOA – Tumori i gjirit, kjo sëmundje e rrezikshme që shfaq çdo vit 350-400 raste të reja po shënon një stad të ri rrezikshmërie, duke prekur pikërisht femrat në moshë të re, nën 30 vjeç.

Ky fakt shqetësues ka vënë në alarm specialistët e këtij kanceri vdekjeprurës, që shënon një numër relativisht të lartë të rasteve të reja, sikundër cilësohen shifra e të prekurve këto vitet e fundit.

Sipas specialistëve kërcënimi i jetës së gruas nga kjo sëmundje vjen edhe për shkakun se tumori i gjirit, nuk shkakton dhimbje të gjendrrës së gjirit gjatë rritjes së gjendrrës kanceroze, dhe është pikërisht kjo pika kyç që specialistët, i bëjnë shpesh thirrje grave apo vajzave mbi moshën 20 vjeç që të bëjnë eko të gjirit, mamografi, që tregon zhvillimin ose jo të një kanceri në gjendrrën e gjirit.

Madje, sipas mjekëve specialistë, në rast se gjendura zbulohet në stadet e para të zhvillimit të saj mund të bëhet i mundur edhe kurimi.

Sipas specialistëve mundësia e shërimit të plotë pas trajtimit që në fazën fillestare të kancerit llogaritet e lartë rreth 98%.

Por, ndërkohë që shumë ekspertë rekomandojnë që të gjitha gratët të fillojnë të bëjnë mamografi të rregullta në moshën 40 vjeç, disa të tjerë thonë se femrat që në moshën 20 vjeç duhet të bëjnë kontrolle klinike për kancer në gji.

Sipas ekspertëve përqindjet më të larta të vdekshmërisë regjistrohen në vendet në zhvillim, ku kanceri i gjirit zakonisht nuk diagnostikohet deri në fazat më të avancuara të sëmundjes, për shkak të padijes ndaj këtij kërcënimi standard të jetës së gruas.

Pikërisht ndërgjegjësimi dhe domosdoshmëria e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit ishte lajtmotiv i një ecjeje kolektive të zhvilluar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përgjatë segmentit të rrugës “Nënë tereza” deri tek Kodrat e Liqenit Artificila.

Me parrullën, “Kanceri i gjirit vret më pak, nëse zbulohet më shpejt”, në këtë ecje ishin bashkë Zonja e Parë, Teuta Topi, personalitete të njohura të institucioneve të ndryshme e të Trupit Diplomatik, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj; Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekilluham; e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve, Debora Xhons; drejtorja e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu; Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, e mjaft figura të tjera të jetës publike.

Nisur nga shifrat shqetësuese në rritje, zonja e Parë, Teuta Topi i bëri thirrje grave shqiptare që të mos e nënvleftësojnë kontrollin e shëndetit të tyre pasi heshtja është më e rrezikshme.

“Jeta e përditshme me ngarkesat e veta, stimulon shpesh neglizhencën, ose në dukje pamundësinë për t’u kuruar. Rrethana të tilla nuk duhet të jenë kusht për t’u dorëzuar. Besoj se çdo njeri këtu, e ka të qartë, që shëndeti është kryesori, prandaj marrëdhënia me mjekun dhe me sistemin shëndetësor duhet të jetë e përhershme për çdo grua, kudo ku ajo ndodhet, në fshat apo në qytet”, theksoi zonja e Parë.

Sipas zonjës së parë, duhet reaguar vazhdimisht me kontrolle të shpeshta.

Në këtë kontekst, zonja e Presidentit, apeloi që gratë shqiptare të sensibilizohen për mundësitë e tyre për të parandaluar këtë sëmundje.

Ajo u bëri një apel edhe atyre grave të cilat gjenden në vështirësi, nga kjo sëmundje e rëndë, duke u bërë thirrje atyre që të mos e humbasin për asnjë çast shpresën, dëshirën dhe kurajon për ta luftuar këtë keqe, që ndoshta do t’i bënte një ditë të mos zhgënjehen nga përpjekja e tyre.

Mesazhe të ngjashme përcollën edhe Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve, Debora Xhons, Drejtorja e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, Drejtori i ISHP, Enver Roshi.

Por, Edlira Peposhi, përcolli përvojën e saj dhe luftën e fituar me kancerin e gjirit.

Pas tubimit, të pranishmit kanë vizituar stendat ilustruese për këtë fushatë ndërgjegjësimi dhe janë njohur me materiale informuese e promovuese për mënyrat e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

mit/NOA

KOMENTE