English

Urgjent/Sekuestrohet 100 kg hashash në Gjirokastër

Gjirokastër, 31 tetor, NOA – Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 100 kilogramë kanabis sativa.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ndalimi i drogës është bërë në postbllokun e policisë në afërsi të fshatit Jorgucat.

Sipas burimeve nga policia droga ka qenë e vendosur në një makinë me targa të Gjirokastrës dhe ka qenë e shpërndarë në katër çanta.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se makina me hashash ka goditur dhe postbllokun e policisë për t’i shpëtuar kapjes. Ndërsa është gjetur më pas në anë të një rrugë. Bëhet e ditur se deri tani nuk ka të arrestuar, duke qenë se pas incidentit në postbllok, trafikantët e lëndës narkotike janë larguar në drejtim të paditur.

a.k/NOA (Vijon.....)

KOMENTE