Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dilma Rousseff, ja presidentja e parë femër në Brazil
English

Dilma Rousseff, ja presidentja e parë femër në Brazil

Brazil, 1 nëntor NOA - Në radhë të parë ka falënderuar Inacio Lula da Silva për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale dhe më pas është impenjuar për të nxjerrë 20 milion persona nga varfëria.

Dilma Rousseff, 62-vjeç, fituese në balotazh me 56% kundër 44% të konservatorit Eduardo Serra, ka premtuar se do të “nderojë këtë besim të dhënë”, që i ka lejuar të jetë presidentja e parë femër e këtij vendi.

“Do të sjell një epokë të re zhvillimi”, - deklaroi ajo.

Duke folur në një hotel në Brazilia pas triumfit të zgjedhjeve që e çoi në një fitore me 55,5 milionë të votave kundër 43,5 të rivalit socialdemokrat, Rousseff ka treguar për prioritetet e saj gjatë katër viteve që do të jetë në drejtim të Brazilit duke filluar që nga janari.

“Një përshëndetje të veçantë kam për Lula, për mbështetjen dhe diturinë që na ofrojë. Do të trokas shumë shpesh n derën e tij pasi e di që gjithmonë do të jetë e hapur”, - pohoi ajo tepër e emocionuar. Si presidentja e parë femër në Brazil, Rousseff premtoi se do të ndërtojë një shoqëri me mundësi të barabarta si për femrat ashtu dhe për meshkujt.

r.b/NOA

KOMENTE